Telegrafi

McKennie kalon te Leeds, huazim me të drejtë të blerje

Weston McKennie është larguar nga Juventusi pas një viti e gjysmë të kaluara në Allianz Stadium.

Mesfushori amerikan karrierën do ta vazhdoj në Angli te Leeds United që më në fund ka arritur marrëveshje me Zonjën e Vjetër.

24-vjeçari do të shkoj te Leeds si huazim me klubin anglez që do të paguaj 1,2 milionë euro.

Ndërkohë skuadra angleze ka të drejtën e blerjes së amerikanit në verë për një tarifë prej 33 milionë euro.

Janë disa klauzola që blerja e McKennies bëhet e obligueshme, por deri më tani nuk janë bërë të ditura

. Për momentin amerikani ndodhet në Angli dhe zyrtarizimi do të vije pas disa orëve. /Telegrafi/