Site icon Telegrafi

McKennie ka pësuar thyerje të dyfishtë në këmbën e majtë?

Weston McKennie thuhet se është diagnostikuar me një frakturë të dyfishtë në këmbën e tij të majtë pas barazimit 1-1 të Ligës së Kampionëve me Juventusin.

Trajneri Massimiliano Allegri konfirmoi se lojtari i ShBA-ve ishte dërguar në spitalin lokal për një radiografi menjëherë pas ndeshjes në ‘La Ceramica’.

Sipas mediumit Sky Sport Italia, McKennie është diagnostikuar me thyerje të metatarsalit (metatarsals i referohen pesë kockave të gjata që gjenden në secilën këmbë) të dytë dhe të tretë në këmbën e majtë.

 

Kjo do të thotë një pushim shumë i gjatë për 23-vjeçarin dhe është plotësisht e mundur që sezoni i tij të ketë përfunduar tashmë.

Mediumi Sky Sport Italia raporton se koha e pushimit të mesfushorit amerikan do të jetë të paktën dy muaj.

Ai ka bërë 28 paraqitje në të gjitha garat për klubin këtë sezon midis Serie A, Ligës së Kampionëve, Kupës së Italisë dhe Superkupës së Italisë.

McKennie shënoi katër gola për Bianconerët.

Kjo është një goditje për italianët, të cilëve u mungonin tashmë Paulo Dybala, Federico Chiesa, Daniele Rugani, Giorgio Chiellini dhe Federico Bernardeschi për këtë udhëtim në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version