Site icon Telegrafi

McGrady zbulon fjalët që ia kishte thënë Kobe Bryant: ‘Dua të vdes i ri’ – mendoja që ishte i çmendur

Vdekja e Kobe Bryant i ka lënë të gjithë të pikëlluar, sidomos ata që e kanë njohur nga afër atë.

Legjenda e basketbollit së bashku me vajzën e tij Gianna ndërruan jetë në aksidentin ajror në fund të javës që lamë pas.

Shumë miq të tij kanë filluar të flasin për momentet që kanë kaluar së bashku, duke rrëfyer kështu gjërat që i kishte thënë 41-vjeçari në të kaluarën.

Lexo po ashtu Me zemërthyer, LeBron James shkruan për Kobe Bryant: Do ta vazhdoj trashëgiminë tënde-të lutem kujdesu për mua nga lartë

Tracy McGrady, që i ishte bashkuar ligës një vit pas Bryantit, më 1997, ka treguar një storie pikëlluese për ESPN-n.

“Mendoja se ishte i çmendur. Ai thoshte: ‘Dua të vdes i ri, dua që të përjetësohem.’ Këtë e thoshte gjatë gjithë kohës. ‘Dua të bëhem i pavdekshëm, ta kem karrierën më të mirë se të Michael Jordanit’”, ka thënë McGrady.

Lexo po ashtu Shtyhet derbi lokal në mes të Lakers dhe Clippers shkaku i vdekjes së Kobe Bryant

“Thjesht mendoja se ai ishte i çmendur që po e thoshte këtë”.

“Sigurisht se kjo deklaratë e tij ishte kur ai ende nuk kishte fëmijë. Jam i sigurt se kur u bë me fëmijë, ai nuk e kishte më këtë mendësi”, ka shtuar më tej ai.

Kobe Bryant në atë fluturim me helikopterin privat ishte jo vetëm me vajzën e tij 13-vjeçare, por edhe me shtatë persona të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version