Telegrafi

McEnroe: Nadal mund ta fitojë US Open

“Nadal dëshiron ta fitojë US Open me aq dëshirë sa që, do të ishte e vështirë të mos e favorizonim edhe pse ai nuk e ka fituar kurrë atë. Ai djalosh është një kafshë më vete, mentalisht dhe fizikisht është fantastik dhe definitivisht ai mund ta bëjë atë”, ka thënë McEnroe.

Numri një i botës së tenisit Nadal, i ka fituar të tre titujt ‘grand slam’, por kurrë nuk e arriti finalen në Flushing Meadows të US Open. /Telegrafi/