Site icon Telegrafi

McDonalds organizon dasma

Pakoja e dasmës në ofertën e vet ka të gjitha gjërat që janë të nevojshme për një ditë të paharruar të jetës. Në dasma do të ndalohet alkooli për të siguruar se mysafirët do të sillen mirë, kështu që qifti duhet të ngrejë dolli me pije joalkoolike.

Shpenzimet e një dasme të tillë do të kushtojnë disa mijëra dollarë, varësisht se çfarë dëshirojnë mysafirët.

Të sapomartuarit me siguri nuk mund të huazojnë tërë restorantin për martesën e tyre, njoftoi CNN. Ideja për organizimin e dasmave lindi pas martesës së një qifti që ishte njohur në McDonalds.

Sipas Helena Cheung, drejtoreshë e komunikimit të McDonaldsit, çdo muaj ata marrin dhjetëra letra nga qifte të ndryshme për tu martuar në lokalet e tyre. McDonalds shumë shpejtë do të fillojë edhe me organizimin e fejesave dhe ditëlindjeve. /Telegrafi/
 

Exit mobile version