Telegrafi

McDonald’s nxjerr në treg ushqimin vegjetarian McNuggets

McDonald’s do të prezantojë javën e ardhshme ushqimin me bazë bimore të njohur si McNuggets, i cili fillimisht synon tregun gjerman.

McPlant Nuggets, të cilat përbëhen nga bizele, misër dhe grurë, janë një tjetër produkt që McDonald’s ka zhvilluar me Beyond Meat. I pari ishte hamburgeri McPlant, i cili është në treg që nga viti 2021.

McDonald’s deklaron se ka testuar produktin në nëntë restorante në zonën e Stuttgartit dhe se synon ta shesë atë në më shumë se 1,400 restorante në shtetin gjerman duke filluar nga java e ardhshme. Sa i përket tregjeve të tjera, kompania thotë se do të varet nga kërkesa e klientëve, shkruan ap.

Evropianët në përgjithësi janë më të prirur drejt versioneve vegjetariane të produkteve të McDonald’s sesa amerikanët. Burger McPlant aktualisht shërbehet në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Austri dhe Holandë.

Muajin e kaluar, McDonald’s prezantoi hamburgerin Double McPlant në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Nga ana tjetër, klientët amerikanë nuk kanë shfaqur interes për McPlant.

Në vitin 2021, Beyond Meat filloi të shesë “pulë” me bazë bimore në dyqanet amerikane. Ai gjithashtu zhvilloi të ashtuquajturat pula dhe nuggets me bazë bimore, duke përfshirë KFC dhe Panda Express. /Telegrafi/