Telegrafi

McCormack: Të nis zbatimi i planit të Ahtisaarit

McCormack ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e SHBA-së se rasti i Kosovës është unik dhe se ai nuk mund të përdoret si model për zgjidhjen e konflikteve tjera në botë.

“Përpjekjet tona janë të fokusuara në atë që të përpiqemi t’i ikim kësaj (përdorimit të Kosovës si model) dhe të përpiqemi që ta stabilizojmë rajonin…Besojmë që zbatimi i planit të Ahtisaarit është diçka që, në një periudhë më afatgjate, do ta forcojë dhe jo dobësoje, stabilitetin në rajon”, ka thënë McCormack.