Telegrafi

McCormack: Propozimet e Ischingerit janë konsistente me politikën tonë

Ai tha se propozimet ishin interesante, dhe shtoi Ischinger do t’i vërë ato në tavolinë për të parë si do të priten.

"Ne shumë qartë e kemi bërë me dije qëndrimin tonë. Atë e ka nënvizuar presidenti Bush. Mund të verifikoni, qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Treshja e kupton atë dhe plotësisht e vlerëson, por vërtetë, nuk ka dallime thelbësore në mendimet" tha McCormack.

Ai tha se propozimet, të cilat në mënyrë të detajuar i ka paraqitur Ischinger, janë plotësisht konsistente me politikën amerikane, që e kanë nënvizuar presidenti Bush dhe Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice.

I pyetur rreth pasojave të mundshme të pavarësisë së Kosovës në unitetin politik të BE-së, McCormack ka thënë se kjo është çështje e brendshme e Bashkimit Evropian.

"Ne punojmë ngushtë me BE-në dhe mendoj se mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian ka vizion të njëjtë se në çfarë drejtimi duhet të shkojë kjo çështje", ka thënë McCormack. /REL/