Telegrafi

McCormack: Çështja e Kosovës të zgjidhet në të ardhmen e afërt

Lidhur me deklaratën e kryeministrit serb, Vojisllav Koshtunica, se dokumenti 14-pikësh i Treshes ndërmjetësuese për Kosovën është, “tërësisht i papranueshëm", McCormack ka rikujtuar qëndrimin e qartë të SHBA-së, sikur edhe se SHBA-ja ka plan të përcaktuar i cili është “i bazuar në propozimin e Ahtisaarit".

"Punojmë shumë ngushtë me të gjitha palët e përfshira, me evropianët dhe rusët, si dhe me të tjerët në rajon, që të arrijmë te pika përfundimtare. Por rezultati ynë përfundimtar, siç ka thënë edhe presidenti, është që kjo çështje duhet të zgjidhet në të ardhmen e afërt dhe ne po punojmë në këtë drejtim”, ka thënë McCormack.