Telegrafi

McConaughey në rolin më ‘të çmendur’ deri më tani në komedinë “The Beach Bum”

Matthew McConaughey (Foto: Twitter/Deadline Hollywood)

Janë publikuar disa pamje të shkurtra nga komedia e shumëpritur, “The Beach Bum”, në të cilën janë grumbulluar një ekip i shkëlqyer aktorësh, si Matthew McConaughey, Snoop Dogg, Isla Fisher, Zac Efron, Jonah Hill e shumë të tjerë.

Harmony Korine e ka bërë regjinë dhe e ka shkruar skenarin e kësaj komedie, ndërsa ai është i njohur për realizimin e “Spring Breakers”.

Fansat e filmave të 45-vjeçarit e kanë pritur qe një kohë projektin e tij të radhës.

McConaughey është protagonisti kryesor, i cili luan rolin e Moondog që argëtohet në jetë, mirëpo shpesh përfshihet në probleme. Nga ana tjetër, Isla Fisher portretizon gruan e karakterit kryesor.

Lexo po ashtu Lajmet për McConaughey

Ngjarja e filmit bazohet te aventurat e Moondog, i cili jeton me rregullat e tij dhe jo ato të shoqërisë përreth.

Kritikët e filmit thonë se publikun e presin shumë të qeshura, ndërsa këtë e kanë konfirmuar edhe aktorët, të cilët kanë thënë se janë kënaqur gjatë xhirimeve.

Në një intervistë të mëparshme, McConaughey ka thënë se në “The Beach Bum” ka luajtur rolin më të çmendur deri më tani.

Filmi “The Beach Bum” do të fillojë shfaqjen në për kinema nga 22 marsi i vitit të ardhshëm. /Telegrafi/