Telegrafi

McCollum i papërmbajtshëm, Portlandi kalon në finalen e Konferencës së Perëndimit

CJ McCollum (Foto: Garrett Ellwood/NBAE via Getty Images)

Portland Trail Blazers është finalisti i dytë në Konferencën e Perëndimit.

Skuadra e trajnerit Terry Stots ka eliminuar Denverin pas shtatë ndeshjeve me rezultat 4-3.

Në ndeshjen e shtatë vendimtare, Portland arriti të shënojë fitore në udhëtim me katër pikë diferencë 100:96.

Cj McCollum ka qenë fantastik natën e mbrëmshme duke shënuar 37 pikë, pati nëntë kërcime dhe një asistim.

Me lojë të mirë u dallua edhe Tuner që shtoi 14 pikë e shtatë kërcime, ndërsa Damien Lillrad shënoi 13 pikë, pati 10 kërcime e tetë asistime.

Qendra turke Enes Kanter gjithashtu pati paraqitje të kënaqshme me 12 pikë e 13 kërcime.

Nikola Jokic me 29 pikë e 13 kërcime si dhe Jamal Murray me 17 pikë ishin më efikasit tek Nuggets, por që nuk mjaftuan për fitores.

Në finalen e Konferencës së Perëndimit, Blazers do të përballen me kampionin në fuqi të NBA, Golden State Warriors. /Telegrafi/