Telegrafi

McCartney rrëfen se kishte frike të pinte se harronte

Në vitet e gjashtëdhjeta, Paul McCartney ka qenë pjesë e grupit muzikor që bëri histori dhe që ende dhe sot ka jehonë, “The Beatles”.

Mirëpo, rokeri ka rrëfyer se ndryshe nga artistët e tjerë, nuk pinte pije alkoolike para spektakleve për të qetësuar nervat dhe kjo sepse kishte frikë se harronte tekstet.

Lexo po ashtu Yjet e mbetur gjallë të “The Beatles” punojnë bashkë në këngë të reja

Në fillimet e tij, këngëtari rrëfen se e kthente nga një gotë para një koncerti kur ishin në turne, por shpjegon se kjo nuk funksiononte pasi ai do të harronte tekstet.

Duke folur për Mirror, McCartney ka treguar se shokët e tij të grupit pinin disa gota verë të kuqe për të nisur koncertin.

Ikona e “The Beatles” ka preferuar të jetë “lehtë” në skenë pasi dilte pa ngrënë e pa pirë diçka që e rëndonte.

“Unë as nuk ha e as nuk pi para se të dalë në skenë, pasi dua të ndihem ‘lehtshëm’. Më pas mund të rëndohem duke ngrënë e duke pirë”, ka thënë Paul.