Senatori amerikan, John McCain gjatë qëndrimit në Kosovë ka vizituar edhe Manastirin e Graçanicës.
Këtë vizitë ai e bëri pas takimit me presidentin Hashim Thaçi ku edhe u nderua me medaljen “Urdhri i Lirisë”.
“Sot, Senatori McCain me Presidentin Thaçi pasi që e mori Urdhrin e Lirisë, ishin në vizitë në Manastirin e Graçanicës, për të parë kulturën e ndryshme, dhe u ndal në Soma Book Station për një makiato të Kosovës”, thuhet në një njoftim të ambasadës amerikane në Facebook, transmeton Klan Kosova.