Telegrafi

McCain shpreson që administrata e Trumpit nuk do të heq sanksionet ndaj Rusisë

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John McCain, duke komentuar mendimet se Presidenti amerikan Donald Trump konsideruar heqjen e sanksioneve kundër Rusisë, shprehu besimin se administrata presidenciale do ta hedhë poshtë këtë “kurs të pamatur”.

Ai po ashtu ka thënë se është duke shikuar me kolegët e tij senatorë, për mundësinë që sanksionet ndaj Rusisë të shndërrohen në ligj.

Ndryshe, gjatë një konference të mbajtur sot në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donald Trump ka thënë se ende është herët të flitet për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë.