John McCain, politikan dhe senator amerikan për gazetën Politico ka deklaruar se nuk është i sigurt sa patundshmëri ka nën pronësinë e tij. Kësaj gazete ai i ka thënë që duhet të kontrollojë me njerëzit e tij se sa shtëpi i ka nën pronësinë e tij për të mundur të përgjigjet më vonë në atë pyetje.
Diç më vonë, këshilltarët e tij kanë deklaruar për gazetën Politico se McCain dhe bashkëshortja e tij Cindy kanë së paku katër shtëpi në tri shtete amerikane, në Arizona, California dhe Virginia. Gazeta tjetër amerikane, Newsweek, kohë më parë ka vlerësuar se ky çift pasanikësh ka më së paku shtatë prona të mëdha. Gruaja e McCain ka trashëguar 100 milionë dollarë nga babai i saj i cili ka qenë prodhues i birrës.
Për dallim nga McCain, kandidati për president i Partisë Demokratike, Barack Obama gjoja është pronar i vetëm një shtëpie, asaj në Chicago ku edhe jeton me familjen e tij.