Kryesuesi i Komitetit për forca të armatosura të Senatit amerikan, senatori John McCain, deklaroi të martën në Sarajevë se nuk beson që në këto hapësira do të ketë luftë, por ekzistojnë rajone të cilat seriozisht përkujdesen jo vetëm, siç tha këtu në BeH, gjë që kërkon angazhimin e të gjitha vendeve të rajonit dhe SHBA.
“Do të them se presidenti i ri i Serbisë menjëherë erdhi këtu pas zgjedhjes dhe nuk mund të harrojmë se konflikti, i cili në 50 vjetët e para të shekullit të kaluar kërkoi vëmendjen e botës ka nisur këtu. Ky është argument për ne që bota të fokusojë vëmendjen dhe të mbështesë ndërtimin e demokracisë, të cilat janë nënvizuar në Marrëveshjen e Dejtonit. Nuk besoj se do të ketë luftë, por besoj se kjo kërkon koncentrimin e angazhimeve të të gjitha vendeve të rajonit, por edhe të vendeve tjera, përfshirë SHBA-të se këtu duhet të gjithë të angazhohen”, theksoi McCain.
Ndryshe, McCain në Sarajevë ka arritur pas vizitës në Beograd, ndërsa nesër do të qëndrojë për vizitë në Podgoricë. Më herët ka vizituar Lubjanën dhe Zagrebin.