Senatori amerikan, John McCain adresoi sërish një tjetër akuzë ndaj presidentit Donald Trump, me të cilin ai ka marrëdhënie konfliktuale, duke e ironizuar në lidhje me arsyet që shtynë miliarderin të përjashtohej nga shërbimi ushtarak në rininë e tij.
Senatori republikan, i cili ka qenë i burgosur lufte prej më shumë se pesë vitesh në burgjet famëkeqe të Hanoit, dha një intervistë të dielën në mbrëmje në stacionin C-SPAN 3 në lidhje me Luftën e Vietnamit.
“Një aspekt i konfliktit që nuk do të pranoja kurrë, pasi janë dërguar në luftë persona me të ardhurat më të pakta, dhe se më të pasurit gjenin një doktor që i diagnostikonte për shembull me inflamacion të pjesës fundore të këmbës”, deklaroi ai, duke iu referuar tumorit të kockave në thembër, diagnoza e Donald Trump në 1968, një arsye për t’i shpëtuar rrethanës.
“Nëse do të duhet t’i kërkonim të gjithë amerikanëve për të shërbyer në ushtri, atëherë ata duhet të gjithë të ndërmerrnin një veprim të tillë”, theksoi ai. /kp/Telegrafi/