Site icon Telegrafi

McCabe: U shkarkova sepse hapa rastin kundër Presidentit Trump

Acting FBI Director Andrew McCabe testifies before a House Appropriations subcommittee meeting on the FBI's budget requests for FY2018 on June 21, 2017 in Washington, DC. McCabe became acting director in May, following President Trump's dismissal of James Comey. (Photo by Pete Marovich/Getty Images/Guliver)

Ish-zëvendësdrejtori i FBI-së, Andrew McCabe, ka thënë se është shkarkuar nga kjo pozitë në mars të vitit 2018, për shkak se ka hapur dy hetime ndaj Presidentit Trump 10 muaj më parë për lidhjet e mundshme me Rusinë gjatë fushatës presidenciale.

“Besoj se u shkarkova sepse hapa një rast kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara”, tha McCabe në një intervistë për CBS News.

Ai gjithashtu ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump mund të ketë kryer krim kur ka shkarkuar James Comeyn nga pozita e drejtuesit të kësaj agjencie, në përpjekje për t’i dhënë fund hetimeve që po zhvillohen për presidentin Trump dhe lidhjeve të dyshuara të fushatës së tij presidenciale me Rusinë.

McCabe është akuzuar nga administrata Trump për gënjeshtra, ndërsa mbikëqyrësi i departamentit arriti në përfundimin se McCabe autorizoi në mënyrë të papërshtatshme dhënien e informacioneve një gazetari të Wall Street Journal për një hetim që ishte në proces në Fondacionin Clinton. /KP/Telegrafi/

Exit mobile version