Serbia është ende larg Bashkimit Europian dhe duhet të punojë më shumë në përmirësim të raporteve me Kosovën ka thënë në një prononcim të tij për mediat gjermane, raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian David McAllister.
Ai ka potencuar se derisa Serbia nuk punon për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, vështirë se mund të bëhet anëtare e Bashkimit Europian.
Veç tjerash eurodeputeti i CDU-së McAllister ka thënë se shteti serb, duhet të bëjë më shumë në fushat kyçe siç janë ato në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, reformën e administratës publike dhe duhet të bëjë progres në lirinë e medias pasi ky është një proces tejet i rëndësishëm, njofton Klan Kosova.
Këto deklarime David McAllister i bëri teksa komentoi zgjedhjet presidenciale në Serbi, e për shtet të cilin tha se ende e sheh larg anëtarësimit të Bashkimit Europian.