Site icon Telegrafi

McAllister në Tiranë: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet për hapjen e negociatave

Shqipëria dhe Maqedonia Veriut kanë plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, ka thënë kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, në një konferencë për mediat nga Europa House në Tiranë.

Ai theksoi se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për reformat dhe u bëri thirrje palëve që të angazhohen në zgjidhjen e problemeve.

Në mesazhin e tij McAllister theksoi se nuk mund të ecet përpara pa një opozitë konstruktive.

“Gjatë takimeve tona me politikë-bërës dhe shoqëri civile kemi dhënë këto mesazhe: BE nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sepse të dy vendet kanë përmbushur kushtet. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat në të mirë të qytetarëve”.

“Ne përqendrohemi tek plani A dhe përpjekjet diplomatike po bëhen për të zhbllokuar procesin. Së dyti Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat. Edhe këtu plani A është bashkëpunim konstruktiv politik dhe konkurrencë, sipas një procesi të duhur parlamentar. I bëjmë thirrje palëve politike për t’u angazhuar për zgjidhjen e problemeve. Nuk mund të ketë ecuri pa pasur një opozitë konstruktive. Më lejoni të jem i qartë, Shqipëria ka arritur progres të qartë. Po bën reforma të rëndësishme, si ajo e vettingut. Shqipëria jo vetëm që duhet të trajtojë mungesën e pluralizmit politik por edhe të lejoje lirinë medias. Duhet të heqë ato mangësi zgjedhore që kanë mbetur”, deklaroi ai. /A2 CNN/

Exit mobile version