Sot në Kuvendin e Maqedonisë për vizitë do të qëndrojnë kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, njëri nga iniciatorët e procesit “Jean Monnet”.
McAllister dhe Fleckenstein, siç është njoftuar do të kenë takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu ata pritet të takohen me nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e gurpeve të deputetëve, deputetë si dhe sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit./Telegrafi/