Telegrafi

McAfee synon bllokimin e gjithë përmbajtjes ilegale në internet

TorrentFreak ka raportuar se McAfee ka patentuar një teknologji e cila synon të parandalojë publikun nga qasja në filmat dhe muzikën ilegale online. 

Teknologjia e bllokimit të përmbajtjes ilegale mund të integrohet me veglën e McAfee të njohur si SiteAdvisor, me të cilën do të krijojë një listë të zezë e cila shfaq përmbajtjen pirate të raportuar në internet, dhe e cila u ofron përdoruesve informacionin se ku mund ta blejnë atë përmbajtje në mënyrë të ligjshme.

Në regjistrimin e patentës së saj, McAfee ka thënë se “duke i informuar përdoruesit e internetit për përmbajtjen ilegale dhe duke dhënë alternativa, një përdorues mund ta marrë përmbajtjen e dëshiruar elektronike pa abuzuar me të drejtat e autorit dhe të drejtat mbi pronësinë e askujt. / Telegrafi /