Telegrafi

Mc Qoppa i veshur si ushtar në “hiking”

Muaj më parë ka sjell këngën më të re të titulluar “n’Atdhe”, i cili iu dedikohet ish-ushtarëve të UÇK-së që janë burgosur në Maqedoni.

Bëhet fjalë për Elvis Qollapekun, i njohur më mirë me emrin përkëdhelës Mc Qoppa, i cili u bë i famshëm edhe në “Shpija e Kosovës”.

Pas angazhimeve të shumta koncertale dhe rreth projekteve të reja muzikore, këngëtari ka gjetur kohë që të relaksohet.

Ai shihet i veshur si një ushtar me disa miq teksa bëjnë “Hiking” në malet e Kabashit të Korishës së Prizrenit.

Ndryshe, kënga kushtuar luftëtarëve të lirisë është pritur mjaft mirë prej fansave të këngëtarit dhe ka marr komente pozitive.

Theksojmë se këngëtari do të sjell edhe projekte të reja në muajt në vazhdim. /Telegrafi/