Mc Qoppa është duke vazhduar të punojë në albumin e parë muzikor, ku do të përfshihen rreth këngë të reja.
Reperi para se të sjell albumin kishte publikuar këngën, “220 km/h”, i cili sensibilizonte vozitësit e veturave për pasojat fatale që mund t’i sjell vozitja e shpejtë dhe kjo u mirëprit prej fansave dhe publikut të gjerë.
Së fundi, prizrenasi ka publikuar një video të veçantë në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke e sprovuar veten se sa është i saktë në gjuajtjen me armë.
Në disa prej gjuajtjeve me armë, ai shihet teksa qëllon në shenjë dhe për këtë ndihet i lumtur gjersa këtë moment e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Theksojmë se muajt e fundit artisti, i cili në realitet quhet Elvis Qollapeku, u bë baba për herë të dytë i një fëmije gjera ka vite që është i martuar.
Ndryshe, Mc Qoppa ka paralajmëruar se shumë shpejt do të bëjë edhe labelin e vetë, ku do t’iu jep mundësi që të jenë pjesë edhe talent të ri të muzikës. /Telegrafi/