Kohë më parë solli këngën kushtuar ‘Grupit të Kumanovës’.
Tashmë duket se i ka ardhur rendi një këngë të re për të cilën ka njoftuar vetë këngëtari.
Bëhet fjalë për Elvis Qollapekun, i njohur më mirë si Mc Qoppa, i cili shumë shpejt do të vjen me një këngë të re.
Në fakt, reperi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Facebook teksa shihet në studio muzikore.
“Ka ardhur koha me u mbyll në studio”, ka shkruar me këtë rast këngëtari prizrenas.
Ai nuk ka dhënë shumë detaje rreth këngës së re që do ta sjell për fansat, por besohet se do të jep edhe një mesazh përmes saj.
Ndryshe, kjo nuk do të jetë kënga e fundit e Mc Qoppës pasi ka paralajmëruar edhe disa të tjera. /Telegrafi/