Telegrafi

Mc Qoppa dhe “Arpagjik’t” bën homazhe te vendi ku ndërroi jetë fansi i tyre

Para disa ditësh ka ndodhur një fatkeqësi në austradën Ibrahim Rugova, ku kanë ndërruar jetë dy të rinj prizrenas.

Njëri prej tyre, Arijanit Bytyqi ishte edhe fansi i klubit të basketbollit Bashkimi si dhe reperit, Mc Qoppa.

Ky i fundit së bashku me familjarët e të ndjerit si dhe tifo grupin, Arpagjik’t kanë bërë homazhe në vendin ku ndërroi jetë 26-vjeçari.

Reperi me këtë rast i ka bërë edhe një dedikim emocionues përmes rrjeteve sociale fansi të tij që ndërroi jetë para dhjetë dite.

“Sot, ishim aty te vendi ku Ari jonë i dashur ndërroj jetë, me kërkesën e nënës së Arianitit që të shkojmë pikërisht aty pasi që nënës vet ju lut Ari në ëndërr para disa netëve të jem prezent unë dhe Arpagjik’t. Ai e kishte pas në ëndërr edhe një lutje e që unë nuk e realizova sepse i trishtuar asnjëherë s’kam mundur me ja thanë këngës që aj e ka dashtë shumë, me ndjenja të përziera kërkoj falje por e vetmja gjë që ka mund të dalë prej gojës time të ai vend që ma ka ndalë frymën sot u kanë: O Zot shpërbleje me xhenet djalin, vëllanë, shokun tonë… edhe po, thash në fund me gjysmë shpirti Amin”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Instagram.

Lexo po ashtu Po dëgjonin këngën e tij pak para vdekjes, MC Qoppa publikon videon e fundit të një prej djemve që humbën jetën në autostradën "Ibrahim Rugova"

Ndryshe, kujtojmë se Bytyqi pak para se bije në humnerë, ka publikuar një video teksa dëgjonte këngën e rep-artistit që bënte thirrje për kujdes në vozitje, “220 km/h”. /Telegrafi/