Sot ka ndërruar jetë Veton Kryeziu nga fshati Xërxë e Rahovecit i cili ra në komë pas kontaktit me rrjetin elektrik.
Në varrimin e tij është duke marrë pjesë edhe reperi i njohur Mc Kresha, njofton Klan Kosova.
I riu vdiq të martën pas 17 ditësh në gjendje kome në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Familjarët e të riut treguan se reperi ishte i preferuari i tij, prandaj edhe i kishin bërë ftesë për ta takuar atë, me shpresë që vizita do të ndikonte për daljen nga koma.