Telegrafi

MC Kresha në të ardhmen paralajmëron se do të bëhet menaxher futbolli

MC Kresha tashmë ka bërë planet e tij për të ardhmen.

Reperi shqiptar që ishte prezent në festivalin “Kënga Magjike” duke zënë vendin e tretë, ka një karrierë të bujshme prej reperi.

Foto: Fifi/Instagram

Por, së fundmi në emisionin “Oxygen” ai pranoi se jo gjithmonë do të jetë reper.

Kresha ka thënë se kur të krijojë familje do të fokusohet në ndonjë punë tjetër.

E për të, puna ideale është të jetë “menaxher futbolli”.

“S’mund të këndoj rep kur të krijoj familje dhe fëmijët e mi të bëjnë 20 vjet”, u shpreh reperi.

Dihet lidhja e Kreshës me futbollin, pasi ai është adhurues i flaktë i Liverpoolit. /Telegrafi/