Site icon Telegrafi

MC Kresha me lot në sy flet për dhimbjet e kaluara gjatë luftës: Kam udhëtuar nga Mitrovica në Pejë në këmbë, më pas në Kukës

Foto: MC Kresha/Instagram

Emisioni “Dua të të bëj të lumtur”, ka sjell një tjetër histori prekëse, kësaj here me protagonistë një familje nga Kosova që kishte përjetuar ngjarje të hidhur në Luftën e fundit në kosovë, përkatësisht Masakrën e Suharekës.

Gramozi ishte personazhi i kësaj historie, i cili u prezantua si i mbijetuari mes 50 të vrarëve nga familja Berisha në Masakrën Suhareka.

I ftuar special në këtë mbrëmje për t’i bërë një befasi të veçantë atij, ishte reperi i njohur mitrovicas, MC Kresha.

Ky i fundit me të dëgjuar historinë e ramozit, ngeli i shtangur por nuk mundi të mos përlotej edhe dukej kujtuar vuajtjet e tij në Luftën e vitit 1999, kur aso kohe ishte vetëm 13 vjeç.

Lexo po ashtu PINT flasin për suksesin e "United States of Albania": Nëse jo nga ana financiare, albumet vlejnë për artin dhe publikun tonë

MC Kresha ka kujtuar se si në atë kohë kishte udhëtuar nga Mitrovica në Pejë në këmbë, së bashku me shumë shqiptarë tjerë në atë kohë që u detyruan ta lëshonin vendin e tyre.

Pa pasur atin të hipë në një kamion, Kresha tregoi se ai dhe familja e tij pas Pejës vazhduan për në kukës rrugëtimin, ku përbrenda një jave kishin bërë qindra kilometra në këmbë brenda territorit të Kosovës.

“Kjo historia ime nuk është asgjë përballë historisë së Gramozit, ose atyre që ka kaluar vajza e xhaxhait të nënës sime, të cilët kanë pasur të njëjtin fat. 20 vite nuk është një gjeneratë e plotë, e këto janë plagë të cilat luajnë një rol pas luftës. Pasojat e luftës shfaqen dhe ndikojnë te një popull edhe pas dy dekadash”, u shpreh këngëtari”, ka thënë reperi MC Kresha ndër të tjerash gjatë emisionit. /Telegrafi/

Exit mobile version