Pak muaj më pare, moderatorja e “E Diell”, Fjoralba Ponari, deklaroi se do t`i futej muzikës dhe se do të ishte nën menaxhimin e artistit të mirënjohur, MC Kresha.
I ftuar në një emision në Top Channel përmes një lidhjeje me Skype, reperi nga Kosova dha një përgjigje zyrtare se kur do të dalë kënga e parë e saj.
“Unë nuk besoj që Fjoralbës do t’i mjaftonte vetëm një këngë”, ka pohuar Kresha gjatë bashkëbisedimit.
“Arti është më shumë se një këngë dhe Fjoralba besoj që është e përgatitur për të realizuar me shumë sesa një të tillë”, ka thënë ai.
Ndër të tjera, artisti zbuloi se në album, Ponari do të ketë disa bashkëpunime, ku njëri prej tyre do të jetë dhe MC Kresha.