Reperi i njohur shqiptar, MC Kresha, raportohet se është bërë baba për herë të dytë.
Lajmi është konfirmuar për Prive.al nga burime të sigurta pranë familjarëve.
Foshnja, i gjinisë djalë dhe bashkëshortja e artistit, Erzina janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Lindja është realizuar në Kanada në orët e pasdites së 23 shkurtit sipas kohës lokale të Kanadasë.
Kresha dhe Erzina janë zhvendosur atje bashkë me vajzën, Izën në muajt e fundit të pritjes së dytë të ëmbël.
Kujtojmë që çifti u bënë prindër për herë të parë në qershor të vitit 2020.
Kreshnik Fazliu (emri i plotë) dhe Erzina Shehu kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në 2019, me një aheng larg medieve. /Telegrafi/