Telegrafi

MC Beka: Kemi pasur homoseksualë edhe në kohën tonë, aq ka qenë modernizim sa njerëzit vinin nga Beogradi për të dëgjuar muzikë

MC Beka (Foto: Onima Entertianment/YouTube)

Reperi i mirënjohur i viteve ’80, MC Beka, ishte i ftuar së fundmi në “Shok Podcast” ku bisedoi me moderatorin Fis Juniku.

Në një intervistë ku pastronte kujtime dhe ndante përvoja të rralla nga jeta e tij artistike, MC Beka lëshoi disa komente pikante edhe rreth edicionit të sivjetmë të Big Brother VIP Kosova, përfshirë dhe fenomenin Edona James, e cila ka marrë vëmendjen e publikut si konkurrente transgjinore.

Në bisedën e tij me Fisin, MC Beka tha se ai nuk ndjen asnjë animozitet ndaj komunitetit LGBT+, duke shtuar se edhe në rininë e tij të hershme, shumëllojshmëria seksuale ka ekzistuar.

MC Beka në “Shok Podcast” (Foto: Onima Entertainment/YouTube)

“Ne kemi pasur meteroseksualë, shmekera, homoseksualë edhe në atë kohë. Modernizimi ka qenë në kulmin e tij. Aq shumë ka qenë modernizim në muzikë, sa që njerëz nga Beogradi vinin në Prishtinë vetëm për të dëgjuar muzikë”, rrëfeu reperi.

Biseda u thellua në të kaluarën e tij muzikore, me MC Beka që kujton periudhën e artë të muzikës kosovare dhe ndikimin që kjo skenë kishte jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon.

Ai gjithashtu foli për ndryshimet në industrinë e muzikës nga koha kur ai filloi karrierën dhe si ndryshimet teknologjike dhe sociale e kanë formuar skenën muzikore të sotme. /Telegrafi/