Telegrafi

Mc Beka dhe Uki vijnë me bashkëpunim

Pas bashkëpunimit të suksesshëm me Bleron, Uki ka vendosur të bashkojë forcat me një tjetër artist të njohur.

Uki Latifi që njihet si Soulkid është duke punuar rreth një projekti të përbashkët me Mc Bekën, transmeton Telegrafi.

Ky bashkëpunim për Bekën vjen pas disa viteve që solli vetëm këngën solo.

Ndryshe “1 herë” që Uki e solli me Bleron në fillim të muajit mars deri më tani ka arritur afro katër milionë klikime në “Youtube”./Telegrafi/