Një person me karrocë invalidësh është nxjerrë të mërkurën pasdite nga Liqeni i Cyrihut.
Para se të arrinte aty policia ujore, personeli për shpëtim i plazhit e kishte nxjerrë të mbyturin nga uji dhe kishte bërë përpjekje t`i kthente jetën përmes rianimimimit, por kot.
Policia është në kërkim të dëshmitarëve për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Siç merr vesh albinfo.ch nga rrethi i afërm i të ndjerit, viktima është B.Sh.A. nga fshati Llovcë, i Gjilanit.