Janë publikuar pamjet e një aksidenti të tmerrshëm të ndodhur mbrëmë rreth orës tre të mesnatës në autostradën Beograd-Nish, duke vrarë pesë persona dhe 23 të tjerë të plagosur.
Siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, pasagjerët gjetën vdekjen dhe lëndimet, shkaku i përmbysjes së një autobusi, shkaqet të cilat deri më tani nuk dihen.
Po sipas medieve serbe, autoambulancat kanë transportuar 23 të plagosurit në institucionet shëndetësore në Aleksinac dhe në Nish dhe ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur për të tërhequr trupat nga nën autobusi.
Gjithashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorisë, vozitësit i është caktuar masa e mbajtjes në paraburgim prej 48 orësh.
Rikujtojmë se në autobus me tabela sllovake kishin qenë turistë që po ktheheshin për në Sllovaki.
/Telegrafi/