Një grua në Florida po akuzohet për sulm ndaj kafshës – pasi u filmua nga kamerat e sigurisë duke rrahur qenushin e saj dhe duke e mbytur në pishinë.
E sikur kjo të mos mjaftonte, kishte pozuar para aparatit me trupin e pajetë të qenit Sadie, transmeton Telegrafi.
Pamjet e këtij akti i ka publikuar zyra e sherifit Wayne Ivy në SHBA, ku Erica Black, 32-vjeçe, e merr qenin dhe futet në pishinë duke e mbajtur nën ujë derisa ngordh.
Pas hetimit është konstatuar se Black kishte qëndruar e shtrirë në shtrat pranë trupit të pajetë të qenit, dhe kishte transmetuar live video.
Kjo bëri që të intervenojë policia dhe të arrestojnë 32-vjeçaren, e cila pritet të përballet me drejtësinë.
E Black raportohet se kishte qenë më herët e arrestuar, pasi kishte therur me thikë “cimeren” e saj në dy raste të ndryshme. /Telegrafi/