Telegrafi

Mbyti motrën dhe vëllain që ishin 11 dhe 23-muajsh, adoleshenti nga Indiana dënohet me 100 vite burgim

Një adoleshent që vrau motrën dhe vëllain në shtetin amerikan Indiana, është dënuar  me 100 vite burgim.

Fjala është për dy dënime me nga 50 vite për vrasjen e gjysmëvëllait dhe motrës në vitin 2017, e krimet i kreu Nickalas Kedrowitz kur ishte vetëm 13-vjeç. Megjithatë, gjykatësi insistonte që të gjykohet sikur të ishte i rritur, transmeton Telegrafi.

Avokati i vrasësit 17-vjeç, ka thënë se klienti i tij ka probleme mendore dhe se nuk është shëruar, por gjykatësi Ripley Richard Hertel ka theksuar se vrasjet janë kryer në një distancë kohore prej disa muajve.

Kedrowitz u dënua për vrasjen e vëllait 11-muajsh Nathaniel Ritz dhe motrës 23-muajshe Desiree McCartney, të cilët i vrau në maj dhe korrik të vitit 2017 në shtëpinë e tyre në Osgood të Indiana.

Ai u arrestua në gusht të vitit 2018, e detektivëve u kishte thënë se “ka çliruar vëllain dhe motrën nga zjarri i ferrit”. Gjithashtu kishte theksuar se vëllain dhe motrën i kishte ngufatur me peshqir.

Sikur kjo të mos mjaftonte, i riu i kishte thënë policëve se para vrasje “kishte folur me Zotin dhe se për këtë nuk mund të diskutojë me ta, pasi një gjë të tillë ia kishte premtuar Zotit”. /Telegrafi/