Në Shtetet e Bashkuara, një burrë i paemëruar e ka hedhur në guaskën e tualetit një brejtës të vogël, të cilin ia kishte bërë dhuratë e dashura Lisa.
Kur ka kuptuar se ajo po e tradhton, ai e ka marrë kafshën nga kafazi dhe e ka hedhur, për të lëshuar më pas ujin nga kazani, transmeton Telegrafi.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni momentin kur ai e kryen këtë veprim të ulët me krijesën e pambrojtur.
Megjithëse e ka postuar vet këtë filmim, kur është kritikuar nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, e ka mohuar një gjë të tillë.
Mësohet se hetuesit i kanë rënë në gjurmë këtij njeriu dhe pasi të kryhet vërtetësia e videos, pritet që ai të hetohet për mizori mbi kafshë. /Telegrafi/
https://youtu.be/MhWvyGPahy0