Telegrafi

Mbytet turisti i moshuar nga Kosova në Velipojë

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën pasi është futur në detin e Velipojës.

Rreth orës 13:00, shtetasi kosovar M. S., 75 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka vdekur.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /Telegrafi/