Telegrafi

Mbytet me sfurk, ‘vampiri’ që vriste natën bagëtitë (Foto)

Në fshatin Rukshin, që ndodhet në perëndim të Ukrainës, është vrarë një krijesë e rrallë, e njohur për mbytjen e bagëtive me “stilin e vampirëve”!

Kjo bishë që nuk është shumë e madhe në trup, hyn vjedhurazi dhe i mbytë gjedhet, kryesisht dhitë, duke ua pirë gjakun nga qafa, transmeton Telegrafi.

Për muaj të tërë, fshatarët kanë bërë roje që të mbrojnë kafshët nga kjo krijesë që besohet se kërcen edhe gardhet e larta afro dy metra.

Mirëpo, së fundmi një banor i është vënë pas dhe e ka qëlluar me sfurk, duke e lënë të ngordhur.

Gjallesa e njohur si ‘chupacabra’, deri më tani është parë në Puerto Riko, si dhe në disa pjesë të ShBA-ve. /Telegrafi/