Një burrë 28-vjeçar nga Shkupi u mbyt dje në ujërat e liqenit Mlladost në Veles.
Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, M.S. hyri në ujë dhe pas një kohe të shkurtër ka ndërruar jetë.
Trupi i tij u hoq nga uji, ndërsa nga ana mjekut të ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekja e tij.
Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga ana e policisë së SPB Veles./Telegrafi/