Telegrafi

Mbytet një peshkatar në Lisiçe, u fut për ta nxjerrë grepin nga uji

52-vjeçari nga fshati Drenovë është mbytur dje në ujin e liqenit te penda Lisiçe, komuna e Çashkës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga policia informojnë se dje pasdite, GJ.J. dhe B.I. (52), të dy nga Drenova, përderisa kanë qenë duke peshkuar te penda Lisiçe, kanë parë se në lum ka spinë grepi dhe B.I. ka kërcyer që ta nxjerrë nga uji, ku më pas është fundosur dhe nuk është parë mbi sipërfaqe të ujit, njofton AIM.

Menjëherë janë thirrë ekipe të policisë si dhe zhytës nga Njësia për detyra të veçanta, të cilët rreth orës 18:15 kanë gjetur kufomën dhe e kanë nxjerrë nga liqeni.