Telegrafi

Mbytet një person në portin e Vlorës

Një person, ende i paidentifikuar, është gjetur i mbytur në zonën e portit të Vlorës. Nuk dihet ende shkaqet e këtij incidenti tragjik.

Trupi është gjetur mes dy kalatave të portit të Vlorës, ndërkohë që pritet grupi hetimor për të bërë më pas ekspertizën, raportojnë mediat lokale.

Nga një vëzhgim i parë personi është rreth të 60-ve.

Për të parë videon e nxjerrjes së trupit të pajetë, klikoni këtu. /Telegrafi/