Site icon Telegrafi

Mbytet një person në Liqenin e Dojranit

Mëngjesin e sotëm në ora 10:10 në SPB Strumicë është raportuar se një person është mbytur në liqenin e Dojranit.

Sipas informacioneve nga policia, burri është hedhur në ujë nga një varkë, ka notuar disa metra dhe më pas është mbytur.

“Në vendin e ngjarjes ndodhen zyrtarë policorë nga njësia e Policisë Gjevgjeli. Është kontaktuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Veles dhe janë thirrur ekipet zhytëse për gjetjen e personit”, njoftojnë nga SPB Strumicë.

Për momentin nuk është bërë i ditur identiteti i personit të mbytur, ndërsa më shumë detaje nga policia do të njoftojë më vonë./Telegrafi/

Exit mobile version