Telegrafi

Mbytet një person në liqenin e Batllavës

Një person 83 vjeçar, banues i Prishtinës, sot në mbrëmje, rreth orës 19:00 është mbytur në liqenin e Batllavës.

Për Koha.net lajmin e ka konfirmuar drejtori i zjarrfikësve, Latif Zeka i cili ka qenë në vend të ngjarjes.

Kufoma e të ndjerit është nxjerrë nga liqeni dhe dyshohet se ka qenë vetëvrasje.