Një burrë është mbytur në plazhin e Hamallaj.
JOQ thekson se disponon videon nga momenti kur pushuesit mundohen që t’i bëjnë frymëmarrje dhe ta shpëtojnë, por burri që duket i ri në moshë nuk reagon.
Njëri nga pushuesit thotë se e kishte parë momentin që ai po mbytej, por nuk mund ta shpëtonte, pasi kishte frikë se do të mbytej bashkë me të.
Pritet konfirmimi zyrtar i Policisë për të parë nëse lajmi është i vërtetë.