Një person nga Kosova ka humbur jetën sot në Durrës, rreth orës 16:15.
Sipas dëshmitarëve ai është gjetur pa shenja jete nga një i ri dhe ishte dërguar në breg me ndihmën e pushuesve të tjerë.
Mësohet se viktima është një 77-vjeçar nga Gora e Dragashit.
Sipas pushuesve, Policia dhe Ndihma e Parë kishin arritur pas 30 minutave në vend ngjarje.
Ndërkaq, që nga fillimi i këtij sezoni turistik, në plazhet në Shqipëri kanë humbur jetën në det disa persona, përcjell Telegrafi.