Mbrëmë ka ndodhur një aksident komunikacioni në autostradën Tetovë – Gostivar, me pasojë një të vdekur. N. O (78) është goditur nga një automjet dhe nuk u ka mbijetuar plagëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Marjan Josifovskit, zëdhënës i SPB të Tetovës, automjeti që ka shkaktuar këtë fatkeqësi ka ikur nga vendi i ngjarjes. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë bërë një prokuror publik dhe një ekip i SPB të Tetovës. Trupi i viktimës është dorëzuar në obduksion.
Janë duke u bërë hetime për të gjetur identitetin e shoferit dhe veturën që ka shkaktuar aksidentin./Telegrafi/