Telegrafi

Mbytet një 30-vjeçar në plazhin e Spillesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Spille, ku një person është mbytur.

Mësohet se shtetasi D. Xh., 30 vjeç, duke notuar në plazhin e Spille, dyshohet se është mbytur në ujë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /A2 CNN/