Telegrafi

Mbytet një 14-vjeçar në Bistricë të Pejës

Një fëmijë i moshës 13-14 vjeçare është mbytur sot në lumin Bistrica, që kalon afër fshatit Gllaviçicë të Pejës.

Rastin e  ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Sot një 14 vjeçar është mbytur në Bistricë që kalon afër fshatit Gllaviçicë të Pejës”, tha Ibraj për Indeksonline.

Ai tha se me të marrë informacionin njësitë policore dhe ato të FSK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes.